Hamza: VV-LDK ka dy rekorde, 52 ditë në pushtet dhe rrëzimin me 82 vota

23:58 | 27 Mars 2020
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ky subjekt në fokus e ka gjendjen në të cilën ndodh vendi si rezultat i pandemisë së Koronavirsit.

“Ne jemi të gatshëm ta japim mbështetjen tonë për çfarëdo që na kërkohet”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se situata me mocionin PDK nuk i ka kontribuar me asnjë element.

“Është produkt i veprimeve të partnerëve të koalicionit. Kjo qeveri dot a mbajë rekordin për dy gjëra për – 52 që ka qëndruar në pushtet dhe e dyta me numrin e deputetëve që është votuar mocioni për rrëzimin e saj – 82 sish”.

“Ne kemi pasë konsistencë dhe kemi vendos standard të ri. Kadri Veseli pa dalë rezultati zgjedhor e ka pranuar rezultatin dhe është deklaruar për qëndrim në opozitë”.

“VV dhe LDK kanë qenë të papërgatitur për të qeverisur – të dyja bashkë. Nuk ka rregullore që e përshkruan fushveprimtarinë e ministrive. Nuk ngarendim të jemi pjesë e pushtetit. Nuk jemi duke diskutuar për këtë çështje. Po e luajnë rolin e viktimës, për 50 ditë kemi qeverisur mirë… Kemi pasë rezerva ende pa u bërë. Nuk kemi besuar në këtë Qeveri. Skepticizmi ynë po del se ka qenë i drejtë. Çdo punë të mirë e vlerësojmë dhe pranojmë. Por kjo qeveri i ka bërë dëm të madh vendit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme