Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza në katërvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Hagë ka vizituar familjet e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky proces është i stërzgjatur dhe siç tha ai, së shpejti do të marrë fund, shkruan Arbresh.info.
“Nëntorët e viteve të fundit nuk janë si mëparë. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe gjithë neve.”, ka shkruar ai.
“Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tonë.”, shtoi Hamza.
Kryetari i Mitrovicës Jugore theksoi se duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e popullit tonë./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...