Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

11:59 | 7 Janar 2025
A Z

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës./Klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme