Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së dhe njëherësh kryetar i Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar se vitin 2025 e ka nisur me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara.
Në një postim në Facebook, Hamza ka thënë se janë përuruar Qendra Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulata Mjekësore Familjare në Bajgorë, të cilat tashmë ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise moderne mjekësore.
“Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara, Qendrën Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulatën Mjekësore Familjare në Bajgorë, të cilat nga tash ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne. Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për pesë ditët e ar...
Në kërkim të titullit, Inter Miami i Lionel Messit shumë pra...
Furgoni përplaset me makinë në Lezhë, një i lënduar
KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nes...
Dështojnë bisedimet për krijimin e qeverisë, kancelari austr...
Haradinaj: Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihe...