Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka kritikuar partitë në pozitë për votimin e vendimit që pagesa prej 11 milionë eurosh për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut të kryhet me paratë e buxhetit të Kosovës.
Hamza ka thënë se ky veprim nuk ka bazë ligjore sepse Kuvendi nuk ka drejtë që mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.
“Kjo është në kundërshtim me ligjin nuk ka bazë ligjore për shkak se KOSTT është ndërmarrje publike dhe 100 për qind pronë e Republikës së Kosovës ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes korporative sepse kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka drejtë mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyjë në menaxhimin dhe në afarizmin e kësaj ndërmarrjeje.”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se ky veprim i partive politike në pushtet për të përkrahur një kërkesë që të shpenzohen 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore e Kosovës, që janë taksapagues të shtetit.
“Nuk është e drejtë dhe nuk është ligjore që qytetarët komunave tjera të Kosovës të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të shpenzuar në Veri po bëhet prapë e njëjta gjë në mënyrë indirekte për shkak se këto janë para të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, ka shtuar Hamza.
Hamza ka thënë se qeveria është dashur ta adresojë këtë çështje dhe nuk ka nevojë të fshihet nga përgjegjësitë.
“Eshtë absurde të thuhet se mungesë të mjeteve financiare jemi detyruar që t’i zvogëlojmë pensionet, që të jepet më shumë për shëndetësi apo për diçka tjetër a në të njëjtën kohë 11 milionë pa bazë të qartë ligjore në kundërshtim me legjislacionin në fuqi merret vendim që të autorizohet KOSTT për pagesën e kësaj energjie elektrike.”, ka përfunduar ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit