Ministri i Financave Berdi Hamza, ka thënë se paratë për ushtrinë e Kosovës janë të sigurta dhe nuk ka përse të ketë shqetësim për këtë çështje.
Në RTK, ai deklaroi se të gjitha kërkesat për ushtri janë plotësuar dhe paratë janë të garantuara për 3 vitet e ardhshme.
Ai shprehu bindjen se me buxhetin e vitit 2019, do të ketë rritje në shumë sektorë e veçanërisht në arsim, shëndetësi e mbrojtje, dhe kërkoi që të ketë sukses e jo çdo herë të ketë ankesa. Ministri Hamza, ishte kritik për ndërmarrjet publike të cilat tha ai nuk po i menaxhojnë siç duhet.
Sipas tij ka vend për përmirësime dhe shteti të marr dividenta nga to e jo të ketë kërkesa për subvencionim të tyre nga shteti. Sa u përket pagave ai kërkoj që të respektohet protokolli I shtetit, dhe paga më e lartë të jetë e presidentit e pastaj e zyrtarëve të tjerë e jo siç po ndodhë.
Hamza tha se nuk po pranon të marrë pagën më rritje, duke deklaruar se për këtë ka dhënë fjalën e tij qysh në fillim të këtij debati.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...