Hamza uron Krishtlindjet: Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve katolikë

21:09 | 24 Dhjetor 2024
K.B

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar të gjithë besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Hamza ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, duke thënë që së bashku festojmë punojmë për një të ardhme me ma shumë mundësi, drejtësi dhe mirësi për të gjithë.

“Në këtë kohë të veçantë të vitit, ndërkohë që jemi mbledhur në pritjen solemne për Festën e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, shpreh mirënjohje për mundësinë që t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve dhe për shoqërinë që e kemi ndërtuar. Së bashku festojmë e punojmë për një të ardhme me ma shumë mundësi, drejtësi dhe mirësi për të gjithë. Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve katolikë. Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë!”, shkroi Hamza në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme