Ministri i ri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar se përse la pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, për t’iu futur përsëri politikës.
“Kur e kam lëshuar punën si ministër nuk kam menduar se do të kthehem prapë. Pozita e guvernatorit më ka dhënë komoditet më të madh, pasi situata në sektorin në financiar ka qenë e konsoliduar, jo pa sfida, por e konsoliduar. Por, në mes asaj që të tregohem egoist dhe asaj që kërkojnë rrethanat unë jam përcaktuar për këtë të dytën, prandaj do ta japë maksimumin për të përballuar sfidat”, ka deklaruar Hamza.
Hamza, si jo shumë politikanë në Kosovë, njihet si një njeri që s’ka keqpërdorur detyrën e tij për t’u pasuruar ilegalisht.
Ai ka siguruar se kështu “do të vazhdojë të jem”.
“Ne punojmë me një kontratë punë. Kushdo tjetër që mendon se ka aftësi të tjera le të futet në biznes privat të fitojë sa të dojë; ia shohim hajrin të gjithë”.
“Por, kur punon me një kontratë pune, atë duhet ta respektosh”, pohoi Hamza.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare