Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për listën e kësaj partie me kandidatët për deputetë, për të cilën tha se do të jetë fituese.
Hamza tha se lista është hartuar në bazë të disa kritereve dhe standardeve, ku njëra nga to, sipas tij, ka qenë që të mos ketë brenda saj njerëz me aktakuzë, teksa tha se lista e PDK-së e reflekton lidershipin aktual të kësaj partie.
“Është standard që me aktakuzë në listën e PDK-së, të cilës i prijë unë, nuk mund të ketë kandidatë për deputetë. Lista e PDK-së e reflekton lidershipin aktual të partisë. Hap perspektivë për gra e burra që garojnë për herë të parë në listën e PDK-së, që janë një garancë për qëndrueshmërinë dhe perspektivën e PDK-së, por ngërthen edhe të kaluarën dhe historinë e PDK-së por edhe të Kosovës”, tha ai në “DPT te Fidani”.
Tutje, ai tha se lista e PDK-së është aprovuar në kryesi nga ai dhe kryetari i partisë, Memli Krasniqi, teksa shtoi se për herë të parë, rreth 60% e listës garojnë për herë të parë.
“Është një listë ku është aprovuar në kryesinë e PDK-së, është propozuar nga unë dhe kryetari i PDK-së. Është votuar në kryesinë e PDK-së dhe është prit mirë në elektoratin e PDK-së”, tha Hamza.
“Për herë të parë rreth 60% e listës së PDK-së garojnë prej herë të parë. Në listë janë të gjitha llojet që e përfaqësojnë shoqërinë tonë. Qëllimi ynë ka qenë që edhe pjesëmarrja e grave të rritet, e jam i bindur se ende nuk është aty ku duhet të jetë”, tha Hamza.
“Negroci të don”, vjen një dron për Vullnetin
Osmani takoi Senatoren republikane Joni Ernst
Hojlund përsëri heroi i Man United, “Djajtë e Kuq” fitojnë m...
Roma i rikthehet fitoreve në Europa League, triumfon ndaj Br...
Malaj, Muçostepa dhe Rafuna bien dakord për themelimin e “Dh...
Capello për Guardiolën: Trajner i madh, por ai është shumë a...