Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka vizituar përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune dhe ka diskutuar me punëtorët e sektorit privat.
Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij, do të ketë më pak taksa për biznese, në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura për punëtorët, përcjell Arbresh.info
“Ne kemi një program të mirë për ekonomi dhe fokusi im kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne kemi përgatitur një pako të masave për sektorin privat. Ende në Kosovë vazhdon pagesa e TVSH-së në kufi. Është një ngarkesë për biznesin sepse indetyron bizneset me pagu tatimin para se ta shesin mallin apo produktin. Prandaj, në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, ka deklaruar Hamza.
Tutje Hamza ka thënë se kostoja e jetesës është ngritur shumë në Kosovë, prandaj prioriteti i tij do të jetë përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.
Ai ka takuar edhe përfaqësuesit e bizneseve në Shoqatën ESNAF në Prizren, me të cilët ka diskutuar për programin e tij ekonomik dhe lehtësirat në të bërit biznes në vend.
Hamza u premtoi atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSH-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, është zotuar se me programin e tij qeverisës, Kosova mundet ma mirë për ekonominë, për bizneset dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik në Kosovë./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...