Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se as që ka menduar dorëheqjen nga kjo pozitë.
Dorëheqja e Hamës është përmendur pas vizitës bashkë me presidentin Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit, veprim të cilin e kishte cilësuar të ngutshëm kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“S’kam pasur arsye dhe as që ka qenë koha që të jap dorëheqje pasi është koha e mbylljes së vitit fiskal. Kam qenë në përcjellje të presidentit të vendit dhe ndjehem mirë që kam qenë pjesë poashtu e vendosjes së pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë dhe më vjen mirë që kam pasur mundësinë që kësaj here ta vizitojë pikën në Bërnjak”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova.
Sa i përket dorëheqjes së përfolur të tij nga pozita e ministrit, Hamza është shprehur, “Me mua askush asnjë bisedë as më të vogël lidhur me këtë çështje nuk e ka pasur. Kanë qenë çështje mediatike. Asgjë konkrete për këtë nuk ka pasë”.
Sa i përket shoqërimit të Thaçit në Ujman, Hamza ka thënë se do të bënte me secilin që vendos të shkojë atje
“Gjithsesi dhe mendoj t’i vizitojë edhe pikat tjera në gjithë territorin e Kosovës. Unë si ministër sigurisht se kur ftohem prej presidentit jam me presidentin, me kryetarin e kuvendit, me kryeministrin edhe të tjerë, pra do të jem në shoqërim të tyre”.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK