Kandidati për kryeministër në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shkuar në vizitë për festën e Bajramit, tek familja e heroit Afrim Bunjaku.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe vajza, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me bashkëshorten dhe vajzën Doruntinën, ishim për të uruar festën e Fitër Bajramit tek familja e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë!”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në detyrë, gjatë sulmit terrorist të udhëhequr nga Milan Radojçiqi në Banjskë të Zveqanit, me datën 24 shtator të vitit 2023./Arbresh.info/
Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste
Vidhet një llaptop në një shkollë në Suharekë
Sot zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 3
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit...
Sot dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen për t...
Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” n...