Kandidati për kryeministër në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shkuar në vizitë për festën e Bajramit, tek familja e heroit Afrim Bunjaku.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe vajza, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me bashkëshorten dhe vajzën Doruntinën, ishim për të uruar festën e Fitër Bajramit tek familja e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë!”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në detyrë, gjatë sulmit terrorist të udhëhequr nga Milan Radojçiqi në Banjskë të Zveqanit, me datën 24 shtator të vitit 2023./Arbresh.info/
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Ang...
Takimi i Trump me Putin po përgatitet, çfarë pritet të ndodh...
Media amerikane: Shqipëria mes destinacioneve që ia vlen të ...
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United – kryes...
Gjykata e Lartë pritet të mbështesë ndalimin e platformës Ti...
Moti në Shqipëri