Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë

13:44 | 21 Dhjetor 2024
E.K

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëhet për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza theksoi angazhimin e tij për të mbështetur veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.

Ai njoftoi se një nga prioritetet e tij do të jetë ndalimi i mohimit të të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat.

“Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë për ata që dhanë gjithçka për ne. Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës. Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët”,shkruan Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme