Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se 100 ditë të qeverisjes nuk janë të mjaftueshme për të vlerësuar punën e cilësdo Qeveri.
“Mund të bëhet shumë pak. Është kohë shumë e shkurtër. Asnjëherë nuk i shikoj çështjet bardhezi. Çkado që është e mirë e pranoj dhe vlerësoj edhe atë që nuk është e mirë. Vendimi për zvogëlimin e pagave është vendim i mirë. Unë e kam kundërshtuar atë si ministër sa kam qenë. Kam votuar kundër dhe nuk e kam marrë pagën me rritje”, ka thënë Hamza.
“Ligji është aprovuar në kuvend dhe Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë deri në fund të qershorit. Nëse vendos pozitivisht ai ligj hyn në fuqi dhe pagat kthehen në nivelin e përafërt”.
Hamza në Rubikon ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka bërë gabime në periudhën e qeverisjes.
“Qeveria vepruar në panik e edhe me qëllim ka bërë veprime të gabuara sic ka qenë rasti me votimin e buxhetit, mënyrën e procedimit, i ka shmangë deputetët. Buxheti nuk i ka reflektuar situatën dhe nevojat rreth pandemisë. Si PDK kemi marrë iniciativa ligjore në përputhje me aktet ligjore që ta ofrojmë një projektligj mbi bazën e të cilit mund të diskutojmë”.
“Kemi propozuar pakon që ka qenë me 320 milionë dhe kemi qenë e sigurt se është e domosdoshme që të bëhet projektligji për menaxhimin e financave. Qeveria është vonuar me masat dhe është duke u vonuar dhe nuk janë të mjaftueshme nga niveli dhe nuk janë gjithëpërfshirëse dhe nuk janë të bazuara në ligj”.
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...