Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza premtoi se nëse vjen në pushtet do ta ulë tatimin në pronë.
“Nëse një biznes duhet me i pagu 40 mijë euro tatim në pronë, mbi bazën e ligjit të ri duhet t’i pagujë 250 mijë …, sigurisht që do ta ndryshojmë, është një prej punëve të para që do ta bëjmë këtë ligj me plotësu e me ndryshu. Normalisht me i zhvillu reformat edhe në pjesën e politikave fiskale edhe në lehtësimin e qasjes në financa” tha ai në një intervistë për RTV21
Ai shtoi se Kosova ka potencial që rritjen ekonomike ta arrijë në 7%.
“Për me bo kta duhet shumë veprime, …ne e kemi nivelin einvestimeve kapitale shumë të ulët, ne duhet ta ngrisim nivelin e ekzekutimin e projekteve kapitale”, tha ai.
Hamza tha se projektet e filluara do të përfundohen, duke përfshirë Urën e Badovcit, RRuga për Mitrovicë, e Pejës e Gjilanit.
“Realisht qeveritë e kaluara kanë pasë vonesa por kanë përfundu 22km tash janë në projket 9 km, 4 km janë nrë progres dhe të tjerat janë në pritje e fundit s’ka filluar fare.”, tha ai.
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?