Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në Vushtrri.
I shoqëruar nga Kryetari i Vushtrrisë, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ka punuar më shumë njerëz që ta përgatis një program sa më të prekshëm dhe sa më të duhur për qytetarët e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Që sa vite flasim për sigurimet shëndetësore. Njerëzit nuk i kanë sigurimet shëndetësore. Nuk i ka policia, nuk i ka ushtria, nuk i ka arsimi, nuk e ka vetë shëndetësia dhe nuk i kanë shtresat shoqërore. Duhet me ndodhë funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore. Përveç kësaj, digjitalizimi i shëndetësisë, që nënkupton një ndërlidhje prej kontrollave ambulantore, deri te kontrollet specialistike. Krijimi i databazës për pacientin prej ambulantave deri në spitale specialistike, që kur të shkojë një pacient te mjeku, ai e ka komplet historikun e vet. Kam me e dyfishu, minimumi kam me e dyfishu buxhetin për barna”, ka thënë Hamza.
Kandidati për kryeministër i PDK-së ka premtuar se do ta bëjë edhe Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën.
“Sëmundjet që nuk presin, sulmet e ndryshme, aksidentet, plagosjet… nuk mundet pacienti me prit, nuk ka afat ai me shku me transport deri në Prishtinë. Kjo duhet me u bë në regjionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Hamza ka premtuar edhe rritje të pagave në shkallë prej 50 % për personelin shëndetësor, duke u zotuar se këtë do ta bëjë në fillim të mandatit të tij qeverisës./Arbresh.info/
Pamje shokuese nga rënia e aeroplanit në Kazakistan
Real Madridi interesohet për nënshkrimin e Dimarcos
Sara e kritikon Drilonin: Shakatë që bën ti, ata i përdorin ...
Reshjet e borës, Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjeg...
Zelensky e quan ‘çnjerëzor’ sulmin në ditën e Krishtlindjes
Flirtime e ngacmime mes Sarës dhe Drilonit