Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka vizituar sot zjarrfikësit në Mitrovicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza premtoi rritje për 500 për qind të pagave të zjarrfikësve, si dhe sigurimin e plotë shëndetësor dhe jetësor për ta, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Një mbrëmje me mbrojtësit, shpëtimtarët dhe heronjtë e Mitrovicës.
Pagat e zjarrfikësve do t’i rrisim për 50 %, statusin e tyre do ta rregullojmë me ligj dhe do të ofrojmë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta. Në çdo zjarr që shuajnë dhe çdo jetë që shpëtojnë, ata rrezikojnë veten për të na mbrojtur dhe mbajtur të sigurt. Shërbimi i tyre na frymëzon!
Rritje pagash dhe sigurim të plotë shëndetësor e jetësor do të ketë edhe për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës.
Kosova mundet ma mirë./Arbresh.info
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor