Bedri Hamza pas zyrtarizimit si kandidat i PDK-së për kryeministër, ka shpalosur vizionin e tij për Kosovën nën qeverisjen e partisë së tij.
Në konferencën e përbashkët me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, Hamza, ka thënë se Kosova ka arritur deri këtu me përkrahjen e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe nën qeverisjen e tij do të bëhet përpjekje që ky bashkëpunim të thellohet.
Hamza tha se do të punojë që ta ndalë migrimin e qytetarëve, duke premtuar më shumë vende pune e jetesë më të mirë në Kosovë.
“Shëndetësia përkrahja me furnizim me barna personel, shërbyes civil, ushtarë të ushtrisë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që fitojnë nga buxheti besoj fort se kandidaturën time do ta përkrahin. Sigurisht se e din të gjithë që këto kategori qe i përmenda i realizoj e kalkuloj saktë, nganjëherë duket e madhe por e realizoj”, tha Hamza.
“Kosova deri këtu ka arritur me përkrahjen e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve tjera mike. Ne do ta thellojmë këtë partneritet, do ta kultivojmë në baza ditore, Kosovës i duhet paqja dhe stabiliteti. Kosovës i duhet perspektiva. Programi do të jetë i matshëm dhe konkret”, ka thënë Hamza.
Gjithashtu, ai ka thënë se kandidaturën e tij do ta përkrahin pensionistët, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.
“Besoj fort që kandidaturën time do ta mirëpresin dhe përkrahin pensionistët, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë ata që kanë përkrahje nëpërmjet buxhetit të Kosovës”, ka thënë Hamza./Arbresh.info
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...