Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një nga prioritetet e tij është transformimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Kosovës.
Hamza në është zotuar se do ta bëjë elektrifikimin e hekurudhave ekzistuese, si dhe do ta ndërtojë një lidhje hekurudhore në drejtim të Shqipërisë.
Ai tha se gjatë mandatit të tij qeverisës do të lidhen edhe Rruga e Kombit me autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Një projekt rrugor që mendoj që duhet të bëhet është lidhja e autostradave, autostradës së kombit “Ibrahim Rugova me autostradën “Arbën Xhaferi” te Suhareka në Duhël dhe me dalë të pjesa te Lipjani në Banullë”, tha Hamza.
Po ashtu, Hamza premtoi se në qeverisjen e tij do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...