Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i një çerdheje në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky është një investim komplet i Komunës në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.
“Kujdesi i duhur ndaj fëmijëve në periudhën e fëmijërisë së hershme, para uljes së tyre në bankat shkollore, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Me rritjen e këtij kujdesi në institucionet publike, ne krijojmë mundësi që nënat e reja të përfshihen më shpejt në tregun e punës.”, ka shkruar ai.
Ai tha se ky premtim i tij po jetësohet duke shtuar se nuk bën asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizojë!
“Edhe premtimi im për çerdhet, sikur çdo premtim tjetër, po jetësohet. Unë nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizojë!”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...