Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se kandidatët nga kjo listë nuk dorëzohen kurrë derisa ta bëjnë Kosovën më të mirë, përcjell arbresh.info.
“Lista zgjedhore e Partisë Demokratike u dorëzua sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emrat që janë në listë si kandidatë për deputetë, që qëndrojnë pranë meje në këto zgjedhje, nuk dorëzohen kurrë deri sa ta bëjmë Kosovën më të mirë. Kosova mundet ma mirë kur kemi guxim e kurajë ta vendosim atë para vetes dhe nevojat e qytetarëve para ambicieve politike. Ne gjithmonë e kemi bërë këtë. Ekipi ynë i mrekullueshëm, me ekspertë të shumtë, pas 9 shkurtit, do t’iu shërbejë shumë më mirë të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook.
“Ne, përtej çdo dallimi, do të punojmë krah për krah për ta bërë vendin tonë më të mirë, duke u kujdesur dhe mbështetur çdo qytetar. Kosova mundet ma mirë, me ekipin më të mirë!”, shtoi ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell