Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Bedri Hamza, ka thënë se vendimi i Bankës endrore të Kosovës për dinarin ka qenë legjitim. Por, sipas Hmazës, Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i lë në befasi partnerët ndërkombëtarët.
Sipas Hamzës, duhet të shikohet edhe koha e zbatimit të ligjit në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi t’i planifikojnë hapat e tyre.
“Nuk kem nevojë t’i surprizojmë partnerët, të bëjmë veprime pa një plan të qartë, duhet me gjetë momentin kur duhet të ndodhin vendimet. Në bazë të asaj çka vërehet, dhe cka ka ndodhur pastaj, shihet që ka qenë vendim si shumica që është dashtë të diskutohet prezantohet, dhe jam i vetëdijshëm, që vendimet janë sovrane, ligji duhet të zbatohet, dhe duhet të zbatohet sa më mirë, duke pasur në konsideratë edhe kohën e zbatimeve, që qytetarët të kenë mundësi t’i bëjnë planifikimet e tyre dhe të mos vendosen në situatë të pakëndshme”, tha Hamza në RTV Dukagjini.
Po ashtu, sipas Hamzës për shkak të mungesës së vullnetit politik në Serbi kjo çështje është komplikuar.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...