Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një goditje e madhe për PDK-në

21:39 | 21 Nëntor 2024
E.G

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka qenë goditje e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke folur për mungesën e tyre, Hamza u shpreh se përveç aspektit politik e partiak, ka qenë edhe aspekti njerëzor e emocional.

“Mungesa e z. Thaçi dhe z.Veseli ka qenë një goditje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për një periudhë të shkurtë kohore, ne jemi detyruar të shkojnë në zgjedhje dhe normalisht që përveç këtij aspektit politik, partiak, institucional, ka qenë edhe aspekti njerëzor, emocional, për shkak se kemi edhe lidhje emocionale, miqësore, shoqërore dhe ka qenë një goditje shumë e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai në Rubikon.

Të ngjashme