Google ADS

Hamza pas takimeve me punëtoritë: Pikëpamje të ndryshme, por qëllimi i njëjtë

11:24 | 5 Tetor 2024
K.B

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se është atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajnë nëpër Kosovë.

Hamza shprehet se puna ekipore dhe idetë e ndryshme të qytetarëve po e pasurojnë programin e tij.

“Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë. Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike”, shkruan Hamza në Facebook.

Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, angazhimin dhe idetë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme