Google ADS

Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve

11:07 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me Bedri Hamzën.”

Facbeook, ai ka ndarë momente nga diskutimi me Valonin, një ndërmarrës nga Prizreni, i cili ndau shqetësimet e tij mbi sfidat që hasin bizneset në Kosovë.

Ndërmarrësi tha se pagesa e TVSH-së në kufi, pa hyrë në Kosovë dhe pa u shitur malli, është barrë për të dhe për të gjitha bizneset në Kosovë.

Në video, Hamza deklaron se kjo praktikë do të ndryshojë.

“Pagesa e TVSH-së nga kufiri, në të ardhmen, do të paguhet në brendi pasi që mallrat dhe produktet të shiten.” “Kafen e radhës me Valonin, ndërmarrës nga Prizreni. Si çdo ndërmarrës, edhe ai rrëfen se pagesa e TVSH-së në kufi mbetet një barrë e madhe për bizneset. Prandaj, mbledhjen e TVSH-së do ta transferojmë brenda Kosovës, në mënyrë që bizneset ta paguajnë atë vetëm pas shitjes së produkteve. Kështu e lirojmë kapitalin e bizneseve dhe mundësojmë më shumë zhvillim. Kosova mundet më mirë,” ka shkruar Hamza./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme