Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar sot me Lidhjen e Mjekëve Shqiptar në Zvicër të kryesuar nga Dr. Mentor Bilali.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha Kosova synon ta rris cilësinë e shërbimeve, jo vetëm duke investuar në pajisje moderne, por duke sjellë edhe ekspertë ndërkombëtarë për trajnimin e personelit mjekësor, transmeton Arbresh.info.
“Në spitalet e Zvicrës kemi dëgjuar shpeshherë që mjekët, infermierët dhe pacientët flasin në gjuhën shqipe. Edhe si mantelbardhë, bashkatdhetarët tanë janë të integruar mirë këtu. Sot kisha një takim të përzemërt me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër të kryesuar nga Dr. Mentor Bilali. Janë mjekë me përvojë të jashtëzakonshme dhe me plot vullnet që të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetësisë sonë. Kosova synon ta rris cilësinë e shërbimeve, jo vetëm duke investuar në pajisje moderne, por duke sjellë edhe ekspertë ndërkombëtarë për trajnimin e personelit mjekësor”, tha Hamza.
“Ne do ta krijojmë një platformë të veçantë që forcon lidhjen e mjekëve të Kosovës me ata të diasporës. Mjekët do të shkëmbejnë përvoja, do të mbajnë simpoziume shkencore dhe do të koordinohen mes vete për t’i shërbyer sa më mirë pacientëve kosovarë. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, tha tutje Hamza./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...