Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është pritur në mënyrë madhështore mbrëmë në Rahovec, ku është zotuar se do ta bëj kyçjen e kësaj komune në autostradë.
Hamza ka thënë se pa përkrahjen e nivelit qendror asnjë komunë nuk mund të realizojë projekte të mëdha.
“Nuk ka komunë në Kosovë pa përkrahjen e nivelit qendror që mundet me kry projekte të mëdha. Nuk ka kapacitete financiare. Nuk mundet Rahoveci ta bëj kyçjen me autostradë. Kyçjen me autostradën ua bëj unë si kryeministër dhe Partia Demokratike”, ka premtuar Hamza.
Ai ka theksuar se qytetarët e Rahovecit, ashtu si kudo nëpër Kosovë, si dhe bashkatdhetarët në diasporë po e duan një Qeveri më të mirë, të udhëhequr nga PDK, e cila e përmirëson mirëqenien e tyre.
“Nuk e kam problem unë partinë politike, për mua problem janë problemet tuaja, problemet e qytetarëve. Problem për mua është standardi i jetesës së një pensioneri, problem për mua është furnizimi me barna, është rritja e pagave. Për mua problem është përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...