Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vazhduar takimet me qytetarët, e kësaj radhe ka vizituar Podujevën.
Në këtë takim, Hamza tha se për llapjanët dhe të gjithë qytetarët, PDK ka ofertën më të mirë.
“Sonte në Podujevë, të bashkuar, të vendosur dhe të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë. Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë”, shkroi Hamza në Facebook./Arbresh.info