Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka marrë pjesë në një tubim në Istog, ku tha se Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara.
Ai tha se qytetarët e Dukagjinit janë punëtorë të jashtëzakonshëm, ndërsa u zotua se do ta kenë përkrahjen e nivelit qendror për investime publike në të gjitha fushat, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se duhet të digjitalizohet arsimi.
“Ne duhet të bëjmë arsim për shekullin 21, duhet të lëvizim kah digjitalizimi i arsimit, duhet të lëvizim t’i përgadisim të rinjtë dhe të rejat tanë për tregun e punës që të jenë të barabartë me moshatarë e tyre gjithandej.”, ka thënë ai.
Hamza shtoi se duhet të ketë më shumë investime në shëndetësinë primare.
“Më shumë investime në shëndetësinë primare, më shumë investime në spitalet regjionale që me e shkarku qendrën kryesore në Prishtinë, më shumë barna.”, shtoi mes të tjerash Hamza.
PDK-ja, më 2 nëntor ka ftuar Konventë e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku Hamza pritet ta shpalos vizionin e tij qeverisës për të ardhmen e vendit./Arbresh.info/
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj