Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza sot në Hagë ka takuar ish presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Hamza ka shkruar se kjo është një ndër vizitat me emocionale të jetës së tij.
Ai tregoi se gjatë vizitës u çmallën e folën gjerë e gjatë për Kosovën.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë! Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Hamza në facebook./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...