Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë dy ditëve të vikendit është pritur në disa takime në Gjermani.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se gjatë tubimit në Shtutgart, Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës, përcjell Arbresh.info
Të njëjtën energji dhe të njëjtin kontribut Hamza e ka kërkuar edhe këtë herë nga bashkatdhetarët, në shërbim të zhvillimit të vendit. Ai ka kërkuar nga ta që të regjistrohen deri më 26 dhjetor.
“Unë ju falënderoj juve shumë për këtë entuziazëm, për këtë energji pozitive, për këtë tubim madhështor. Pa ndihmën tuaj, nuk po e them veç formalisht, po e them shumë sinqerisht e realisht, pa ndihmën tuaj Kosova nuk kish mujtë me ia dalë. Unë ju lus të regjistroheni deri më 26 dhjetor. Unë me kënaqësi, me shumë respekt jua kërkoj votën për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.
Ndërkaq, të shtunën, në Mynhen, Hamza takoi rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve në Gjermani, të cilët u bënë pjesë e ekipit të tij për një Kosovë më të mirë.
“Ju jeni reprezentuesit më të mirë të Kosovës në Gjermani. Ju e tregoni kulturën, edukatën, disiplinën, gatishmërinë dhe përgatitjen për sukses. Çka është punë e jona? Me një program të mirë, me një vizion të qartë, me qëllime të qarta me kriju ambient të mirë për ju, që një pjesë e juaja, unë kisha dashur të gjithë, dhe uroj e lutem që të gjithë, që ju me ardhë, dijen tuaj, eksperiencën tuaj, me e zbatu në Kosovë”, ka thënë Hamza.
Po të shtunën, Hamza takoi edhe mërgimtarë të tjerë në Mynhen, të cilët punojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Hamza tha se e çmon tepër shumë kontributin e mërgatës tonë, në të gjitha fazat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“E du zanin e diasporës në Parlamentin e Kosovës, i dua njerëzit nga diaspora në ekzekutivin e Kosovës, sepse nuk e shoh diasporën veç për me dërgu pare në Kosovë, veç si votë. E shoh diasporën si potencial që me përvojën e tyre me dijen e tyre, me energjinë e tyre me i ndihmu Kosovës me u ba ma mirë. Është e mundur”, ka përfunduar kandidati i PDK-së për kryeministër.
Hamza, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë./Arbresh.info
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...