Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë një rrëfim të thellë dhe emocional përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Ky rrëfim pasqyron sfidat që ai dhe familja e tij kanë përjetuar ndër vite, duke u fokusuar në sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e tij.
Në këtë rrëfim, Hamza ka kujtuar rolin e babait të tij, i cili punonte në Trepçë, por u detyrua të dalë në pension të parakohshëm për shkak të problemeve shëndetësore.
“Baba ka qenë punëtor në Trepçë, por shëndeti nuk e ka lejuar të punojë gjatë. Për këtë arsye, u pensionua shumë i ri, gjë që më detyroi mua të nis punën që në moshë të re,” ka rrëfyer Hamza, duke shtuar se filloi karrierën pikërisht në Trepçë, duke ndjekur shembullin e babait të tij.
Ai flet më konsideratë të lartë edhe për nënën e tij, një grua e cila jo vetëm që u përkushtua për rritjen e fëmijëve të saj, por gjithashtu adoptoi katër fëmijë të mbetur pa prindër, duke u kthyer në një shembull frymëzues të humanizmit dhe solidaritetit.
Në këtë mesazh të fuqishëm, Hamza u zotua se, si kryeministër, do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për çdo familje në Kosovë, duke synuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit./Arbresh.info/
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...