Hamza mban mbledhje urgjente me Komitetin e Emergjencave pas sulmit në Veri, flasin për masat që duhet merren

15:21 | 30 Nëntor 2024
R J

Bedri Hamza, kreu i Mitrovicës së Jugut dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, ka mbledhur urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave pas një sulmi që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Në këtë takim, është diskutuar për masat që duhet të merren për të adresuar pasojat që ka shkaktuar ky sulm në rajonin e Mitrovicës dhe në të gjithë Kosovën.

“Sot e mblodha urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave për t’i diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm, i cili shkaktoi pasoja të rënda për regjionin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe secili i mori detyrat e tyre.

Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave shprehu mirënjohje për ekipet që janë mobilizuar për tejkalimin e situatës dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin sa më efikas”, ka shkruar Hamza.

 

Të ngjashme