Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e tij, e që kësaj radhe është takuar me qytetarët e Vushtrrisë.
Hamza ka thënë se nëse mungon puna ekipore, atëherë edhe sukseset do të mungojnë, përcjell Arbresh.info
Sistemi arsimor, pensionet, digjitalizimi, kultura, drejtësia, prodhimtaria vendore dhe zhvillimi ekonomik, ka qenë disa prej sektorëve për të cilët Hamza ka marrë sugjerime konkrete në punëtorinë me qytetarët e Vushtrrisë.
“Unë edhe qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim. Është një përpjekje e përbashkët e jona për ta bërë Kosovën më të mirë!”, ka shkruar Hamza në postimin e tij, me videon e punëtorisë në Vushtrri.
Hamza deri më tani ka mbajtur punëtori me qytetarë për programin e tij në Gjakovë, Ferizaj, Kamenicë, Prizren dhe tani në Vushtrri./Arbresh.info
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...