Hamza: Lajm shumë i mirë që zgjedhjet e parakohshme janë pjesë e diskutimeve publike

19:40 | 14 Maj 2024
E.H

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë një lajm shumë i mirë për Kosovën.

Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar takimin e mbrëmshëm të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit me kryeministrin, Albin Kurti, duke potencuar se nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme.

“Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik”, ka shkruar Hamza, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme