Hamza: Kosova, shtëpi e përbashkët – me punë do ta bëjmë më të mirë

21:24 | 8 Tetor 2024
E.G

Kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur takim me mësimdhënës, ndërmarrës, studentë e njerëz të artit e kulturës në Vushtrri.

Në postimin në Facebook, Hamza tha se beteja e tyre është me problemet e qytetarëve, të cilët meritojnë sipas tij, mirëqenie më dinjitoze, paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësi e arsim më cilësor, shkruan Arbresh.info.

“Ne do të vazhdojmë të flasim dhe punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë”, tha Hamza.

Tutje, ai tha se Kosova është shtëpi e përbashkët dhe sipas tij, me përkushtim e punë do ta bëjnë më të mirë.

Të ngjashme