Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza thotë se kjo parti është opozitë e pushtetit, por jo edhe ndaj shtetit.
Hamza në “Debat Plus” thotë se PDK duke pasur parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit po mbështet Ligjin e rimëkëmbjes.
“Ne kemi votuar edhe rishikimin e buxhetit pa asnjë kusht për shkak të gjendjes së krijuar ne vend nga pandemia”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i deputetëve të PDK-së thotë se kur qeveria nuk i ka numrat duhet të ulet dhe të diskutojë për të shtyrë para projektligjet e rëndësishme.
Hamza thotë se amandamentet e PDK-së në fokus e kanë ndihmën ndaj sektorit privat.
“Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa ndihmë të sektorit të biznesit”.
Ish-ministri i Financave thotë se një fond prej 200 milion eurove do t’iu jepen bizneseve në formë të granteve.
“Bizneset janë të mbingarkuara nga kreditë. Këto mjete do t’iu jepen bizneseve në formë të granteve. Më shumë do të merren në konsideratë bizneset e vogla dhe të mesme. Normalisht edhe të mëdhatë se edhe ato janë goditur…200 milionë euro fonde direkte për bizneset nga viti 2021”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...