Google ADS

Hamza i drejtohet Haxhiut: Merre më qet, vendimi për paga njëherë është i pezulluar

11:02 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza në seancën e thirrur për interpelancën e kryeministrit ka thënë se lidhur me vendimin për rritjen e pagave të kryeministrit, ministrave, kategorive tjera brenda Qeverisë që pastaj ka implikime në nivelin e prokurorëve në nivelin qeveritar nuk ka prodhuar asnjë efekt qeveritar.

“Nuk është zbatuar sepse dëshirojmë të ketë qartësi juridike. Lënda është në Gjykatën Kushtetuese dhe varësisht prej gjykatës do të marrim vendime. Mirëpo kushdo që e ka bërë ëktë është dashur të hulumtoj pak se si janë caktuar pagat në sektorin publik. E kam thënë edhe më herët që sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj”, ka thënë ai.

Hamza i është drejtuar Haxhiut duke i kërkuar ndonjë vend ku deputetët kanë paga më të mëdha se ministrat.

“Ma thuaj një vend ku deputeti e ka dyfishin e pagës së ministrit, ose një vend ku ministrat e kanë pagën ma të madhe se kryeministri. Merre pak më qetë situatën sepse nuk ka pasur asnjë efekt financiar por po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse njëherë ky vendim është pezulluar”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme