Google ADS

Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat

10:15 | 19 Dhjetor 2024
E.K

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarët, duke diskutuar për shqetësimet e tyre, veçanërisht për çmimet e larta të produkteve elementare për jetesë.

Në një video të publikuar në Facebook, Hamza ka biseduar me një qytetare mbi këtë problem të përditshëm që po ndikon në jetën e qytetarëve.

Hamza ka theksuar se kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme dhe ka premtuar masa për të përmirësuar këtë situatë.

“Nga ushqimi e barnat deri te faturat mujore gjithçka është shtrenjtuar në Kosovë. Edhe kjo kafe që po e pimë është bërë më e shtrenjtë. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. #MaMirë”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme