Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminsitër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë, qytetarët dhe aktivistët e PDK-së, që më 2 nëntor, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të vijnë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza ka thënë se prej momentit të nominimit të tij për Kryeministër, ka takuar qytetarë të shumtë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me dhe pa dallime politike, ku nëpërmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës.
“Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku”, ka shkruar Hamza.
Hamza ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë./Arbresh.info/
Dy aksidente në pak minuta në autostradën Tiranë-Durrës, vet...
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi