Google ADS

Hamza fton qytetarët për të pirë kafe dhe për të biseduar për brengat e tyre

10:13 | 17 Dhjetor 2024
K.B

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se këto ditë do të jetë gjithandej Kosovës për të pirë kafe me qytetarët.

Me anë të një videoje në profilin e tij në Facebook, Hamza ka thënë se është i hapur të bisedojë për brengat e qytetarëve.

“Shumë prej jush më keni shkru në webfaqe për me u takuar dhe me diskutuar për brengat tuaja dhe qysh bashkërisht mund ta bëjmë Kosovën ma mirë. Prandaj këtë ditë do të jem gjithandej nëpër Kosovë të pimë kafe bashkë dhe të ju tregoj planet dhe zotimet tona për një Kosovë ma mirë”, thotë Hamza në video./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/reel/1086163722969231

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme