Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka falënderuar zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët që arritën ta vënë nën kontroll zjarrin në Cerrnushë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se ky zjarr krijoi shumë shqetësime te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël.
“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”, shkroi Hamza.
“Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”, u shpreh në fund Hamza./Arbresh.info
Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të për...
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të U...
Prishtina sot renditet e 19-ta në botë për ndotje të ajrit
Trump dhe Kosova
Vullneti, Santianës: Gresa dhe Drenusha e kanë merituar të j...