Google ADS

Hamza falënderon bashkatdhetarët në Austri për mbështetje të palëkundur

13:46 | 1 Dhjetor 2024
E.H

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur të shtunën një tubim me bashkatdhetarët në Austri të cilët i falënderoi për mbështetjen dhe angazhimin për Kosovën.

Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se vendin tonë e bënë çdo herë e më të mirë mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve.

“Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën. Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme