Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka fajësuar Qeverinë e kaluar e drejtuar nga Isa Mustafa, për dënimin prej 53 milionë eurosh që u detyrua të paguajë Ministria e Infrastrukturës për Bechtel & Enka-n, si pjesë e vonesave në pagesa.
Në Puls të KTV-së, Hamza ka thënë se Qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme që mos të hyjë në obligime kontraktuale më shumë se sa që ka mundësi buxhetore.
“Nuk mund të prodhosh një obligim kontraktual për vendin nëse nuk e ki konstruksionin financiar të qartë”.
Ai, po ashtu, tha se “problemi është prodhuar nga Qeveria paraprake sepse ka hyrë me një kontratë me një vlerë të caktuar, ndërsa nuk ka buxhetuar shumat e mjaftueshme për ta finalizuar kontratën në kohë. Përveç kësaj nuk ka bërë as marrëveshje e as aneks”.
“Sa i përket shumës, a duhet të jetë ajo 53, apo 30, apo 10, 60 apo edhe 70, është çështje e ekspertizës dhe interpretimit të kontratës. Ne nuk jemi palë kontraktuese. Palë kontraktuese është Ministria e Infrastrukturës dhe ajo duhet ta menaxhojë kontratën. Dhe tani mjetet kanë dalë në buxhet dhe e kemi bërë decentralizimin”, shtoi Hamza.
Në pyetjen se a duhet të japë dikush përgjegjësi, ministri Hamza është përgjigjur: “janë organet përgjegjëse dhe kompetente që janë duke e shqyrtuar rastin. Ata do të dalin me vlerësim. Ata kanë obligim ligjor dhe për atë paguhen dhe financohen në përputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi”.
Gjithashtu, ai ka shtuar se “si menaxher, u bëjë thirrje dhe po kërkojë të mos hyjnë në obligime kontraktuale për ato që s’kanë mundësi t’i mbulojnë. Unë disa herë kam reaguar në dokumente zyrtare të Qeverisë dhe kam reaguar edhe te vendimet për shpronësim, si për nivelin lokal ashtu edhe për atë qendror”.
“Çdo vendim për shpronësim prodhon obligim dhe pastaj nëse nuk kryhen këto obligime financiare, atëherë me procedurë të rregullt përmes përmbaruesit do të merren mjetet, ku shumë komunave dhe ministrive u janë marrë”, përfundoi ai.
Nga ana tjetër, ai ka shprehur frikën se edhe kjo Qeveri por edhe pushteti lokal në nivel vendi ka tendenca që të hyjë në obligime kontraktuale pa pasur mbulesë financiare.
“Me hy hyn, po me dal nuk mundesh. Siç kanë hyrë disa kryetarë të Komunave. Ligji duhet të merret me ata që hyjnë në obligime kontraktuale më shumë se sa që kanë buxhet”, ka thënë Hamza, duke shtuar se kjo zakonisht ndodhë në kohë fushatash zgjedhore.
“Po i lus organizatat e buxhetit lokal e qendror, harxhojeni buxhetin, por harxhojeni mirë, aq sa keni të drejtë dhe aq sa ua ka lejuar Ligji”, ka thënë ai.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...