Ministri i Financave në detyrë, Agim Krasniqi, i ka dorëzuar sot pozitën ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. Ky i fundit merr ministrinë për herën e dytë dhe se për dallim me ministrat të tjerë e ka më të lehtë, siç deklarojë edhe vet që njihet me stafin dhe punën në ministri.
Krasniqi me t’i dorëzuar postin, tha se e dorëzon postin me bilancë bankarë prej 467 milionë euro.
“Ju po ktheheni në shtëpinë e juaj. Unë kam këndesin që po iu dorëzoj juve detyrën edhe jam shumë i bindur se ashtu siç pres unë, presin edhe gjithë të tjetër se ju keni me pas sukses. E di që nuk është kohë shumë e lehtë, por e di që përvoja e juaj, profesionalizimi ka me pas sukses. Është mirë që po e dorëzojmë dhe po e bëjmë këtë pranim-dorëzim në kohën kur bilanci është mbi 467 milionë euro, po kjo nuk është ndonjë siguri e madhe duke i ditur obligimet që i ka Qeveria. Unë jam i sigurt që ju keni me pasur sukses…Më lehët e keni ju se krejt ministrat besoj“, tha Krasnqiai.
Ish-guvernatori i BQK-së, tash ministër, Bedri Hamza, tha se udhëheqja e këtij dikasteri nuk është e lehtë por që beson që në këtë ministri ka njerëz profesional dhe se ia lehtësojnë punën.
Ai po ashtu u zotua se do të kujdeset për ruajtjen e stabilitetit makro fiskal.
“Për mua është përgjegjësi, përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe pranimi i postit të ministrit të Financave. Asnjëherë nuk ka qenë lehtë të jesh ministër i Financave, nuk është lehtë as tash e sigurisht nuk do të jetë lehtë as në të ardhmen. Krejt këtë shkallë nivel të përgjegjësish më bënë të ndihem më i sigurt fakti që në kuadër të MF-së gjithmonë ka pasur njerëz të përgatitur, kompetentet, isnstitucionalist të devotshëm në punë….Jemi të sigurt se do të arrimë ta ruajmë stabilitetin makro fiskal, ta mbajmë deficitin buxhetor brenda parametrave të pranueshëm, ta ruajmë bilancin bankar dhe të jemi të kujdesshëm me borxhin publik“, tha Hamza
Ai po ashtu e ka falënderuar Krasniqin për punën e dhënë deri tash në ministri për vite me radhë.
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës