Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e re do t’i rrisë pagat për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, varësisht nga shkalla e rritjes ekonomike.
Ai ka deklaruar se megjithëkëtë, bazë e rritjes ekonomike mbetet sektori privat, i cili duhet të përkrahet në mënyrë që ekonomia e vendit të fuqizohet, njofton Klan Kosova.
“Si rezultat i rritjes ekonomike dhe zvogëlimit të informalitetit normalisht rritet buxheti dhe si rrjedhojë rriten edhe pagat. Rritje të pagave do të ketë, për të gjithë ata që marrin para nga shteti”.
“Bazë e rritjes ekonomike duhet të jetë sektori privat. Sektori publik është pothuaj i plotësuar me numër të të punësuarave. Ne duhet ta mbështesim dhe të orientohemi kah sektori privat”.
“Sektori privat ka nevojë për përkrahje, për qasje në financa. Nëse shtohet prezenca financiare në Fondin për Garantimin e Kredive ne do të kemi mundësi që të rrisim deri në 250 milionë euro vlerën e kredive që mund të merren brenda kësaj kornize”.
Hamza ka folur edhe për nivelin e pagave në sektorin privat, duke dhënë sqarime se pse mendon ai që ky sektor në një pjesë të rasteve i ka pagat më të ulëta se ai publik.
“Sektori privat duke shfrytëzuar nivelin e lartë të papunësisë i ka mbajtur pagat të ulëta, për të fituar vet më shumë dhe paguar paga më pak. Nuk është se disa ndërmarrje nuk kanë kapacitete për të dhënë paga më të larta. Ndërmarrjet e mëdha ofrojnë paga shumë më të larta se sektori publik, në shumicën e rasteve”.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren