Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar një fabrikë të rrjetave të fasadës në Skenderaj.
Hamza ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, ai do të mbështesë bizneset që të rriten dhe të fuqizohen, që ato më pas të ngrisin pagat dhe të përmirësojnë kushtet për punëtorët, transmeton Klankosova.tv.
“Një sukses i krijuar me shumë punë, me shumë përkushtim. Unë do ta mbështes sektorin privat dhe bizneseve do u krijojmë mundësi të investojnë dhe fitojnë më shumë, por njëkohësisht duhet të fitojnë më shumë edhe punëtorët”, tha Hamza.
Hamza është zotuar se me një partneritet më të mirë mes shtetit dhe bizneseve, ai do ta zhvillojë më shpejt ekonominë e Kosovës dhe do të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve në sektorin privat.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...