Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar sot në qytetin e Gjakovës.
Ai është takuar me qytetarët me të cilët kanë diskutuar për të ardhmen e vendit, përcjell Arbresh.info.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën është përmbledhur propozimet e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre.
“Filluam me sukses në Gjakovë dhe do të vazhdojmë në krejt Kosovën! Shikoni përmbledhjen e punëtorisë së parë, ku bashkë me qytetarët diskutuam për të ardhmen tonë. T’i dëgjojmë idetë tuaja. T’i bashkojmë qëllimet tona. Ta bëjmë Kosovën MaMirë së bashku”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...