Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti për shëndetësi do të jetë me rritje ndonëse ka pranuar se shëndetësia ka nevojë për rritje më të madhe.
Hamza tha gjatë seancës së Kuvendit se asnjë cent nga buxheti i shëndetësisë nuk është zvogëluar, shkruan arbresh.info.
“Asnjë cent prej buxhetit të shëndetësisë nuk është zvogëluar, përkundrazi është buxhet me rritje, provizioni për sigurimet shëndetësore nuk ka qenë te shëndetësia por tek masa e pagave. Do të jetë një shtesë të cilën të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat do t’ua zvogëlojmë pagat për 3,5 për qind. Këto para kanë qenë të vendosura si fond tek masa e pagave. Buxheti i shëndetësisë do të jetë më rritje, por edhe me rritje shëndetësia do të ketë nevojë për një buxhet ende më të lartë”, ka thënë Hamza.
/arbresh.info.
Tërhiqet shorti për rrethin e 1/8 së finales në Copa del Rey
Sara me një pyetje pikante ndaj Vullnetit: Sa jashtë vetes m...
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër
ZYRTARE: Flamur Gashi i bashkohet Lirisë së Prizrenit
Hyrja e Gjestit në BBVA, Fifi: E ki dhez pulsin
Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ...